BRITANI- Raportohet se të paktën një person ka humbur jetën, nga shpërthimi i fuqishëm që ndodhi në një termocentral në Didcot në jug të Anglisë, raportojnë mediat britanike.

E përditshmja ‘The Independent’ duke u cituar zyrtarë lokalë, raporton se në momentin e shpërthimit në ndërtesë gjendeshin njerëz dhe se një person ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Termocentrali ishte planifikuar të rrënohet deri në fund të këtij viti, por nuk dihet nëse shpërthimi i sotëm ishte i planifikuar.

Dëshmitarët okularë kanë bërë të ditur se një pjesë e ndërtesës është shembur. Ky termocentral ishte mbyllur në vitin 2013.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: