Të paktën 17 persona kanë humbur jetën në një shpërthim të madh në qytetin Bogos. Sipas BBC, një automjet me eksploziv minereresh, është përplasur me një motoçikletë, e kjo është arsyeja e shpërthimit.
Imazhet e shpërndara nga mediet lokale treguan një shtëllungë të madhe tymi të zi që ngrihej mbi ndërtesat e shkatërruara.
Të paktën 59 persona pësuan lëndime, disa prej të cilëve ishin në gjendje kritike, tha ministri i Informacionit, Kojo Oppong Nkrumah.
Presidentja e Ganës, Nana Akufo-Addo tha se ushtria iu është bashkuar përpjekjeve emergjente për të ndihmuar në “menaxhimin e situatës”.
(BalkanWeb)