PAKISTAN- Disa persona janë vrarë dhe më shumë të tjerë janë plagosur si rezultat i një shpërthimi që ka ngjarë në një treg në Pakistan, në afërsi të kufirit afgan. Një zyrtar pakistanez njoftoi se shpërthimi ka ngjarë sot në tregun e qytetit Parachinar, në kohën kur tregu ishte i mbushur me blerës. Raportet pohojnë për shifra kontradiktore të atyre që kanë pësuar.

Agjencia AP citon zyrtarë të atjeshëm të kenë thënë se gjashtë persona janë vrarë dhe njëzet të tjerë janë plagosur. Sakaq, Agjencia AFP, duke e cituar një shef të policisë lokale, thotë se janë vrarë dhjetë persona e plagosur mbi tridhjetë të tjerë.

Parachinar është qyteti kryesor në rajonin fisnor Kurram. Ky rajon ka qenë skenë e dhunës nga militantët islamikë. Shpërthimet dhe sulmet vetëvrasëse në këtë rajon kanë lënë të vdekur dhjetëra persona.
(ed.me/rel/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: