Zyrtarët francezë njoftojnë se një shpërthim në qendër të Lionit ka shkaktuar 8 persona të plagosur.

  • foto galeri

Shpërthimi ka ndodhur në një pedonale në qendër të qytetit të Lionit. Të plagosurit kanë marrë plagë të lehta.

Zyra e prokurorisë tha se shkak për shpërthimin ishte një bombë e dyshuar. Po nga Prokuroria franceze kanë bërë me dije se fatmirësisht nuk ka viktima. sheshi ku ka ndodhur shpërthimi, është mbushur me gozhdë, vida e bulona, të cilat dyshohet të kenë qenë brenda pakos. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se mes të plagosurve është edhe një fëmijë 8 vjeç.

Presidenti francez Emanuel Makron e përshkroi këtë ngjarje si një “sulm pa vdekje”.

Aktualisht nuk dihet ende asgjë për autorin, apo autorët, ndërsa policia franceze është vënë në ndjekje të një burri i cili po lëvizte me biçiklete pak para shpërthimit, për të cilin dyshohet se mund të ketë lidhje me ngjarjen.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb