FRANCE

Universiteti i Lionit është tronditur nga disa shpërthime, që dyshohet se janë shkaktuar nga rrjedhja e gazit. Ngjarja ndodhi në juglindje të Francës. Mediat e huaja raportojnë se deri më tani thuhet se tre persona kanë mbetur të plagosur.

Nga pamjet që vijnë nga vendi i ngjarjes shihen zjarri i madh dhe shtëllunga të mëdha tymi. Po ashtu bëhet e ditur se zjarri filloi në tarracën e ndërtesës ë kampusit universitar, gjatë kohës që kryheshin disa punime në çati.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb