SHKUP-Një shpërthim ka ndodhur rreth orës 20:00 në afërsi të Gjykatës Penale të Shkupit. Mediat në Maqedoni raportojnë se shpërthimi ka ndodhur në bulevardin “Goce Delçev”, pranë Gjykatës.

Dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një bombë, ndërsa nuk raportohet për të lënduar por vetëm dëme materiale.

Ende nuk dihen shkaqet dhe autorët e shpërthimit, ndërkohë forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: