Dy makina të djegura jashtë një sinagoge në Francën jugore të shtunën shkaktuan një shpërthim në të cilin u plagos një polic. Shpërthimi jashtë sinagogës Beth Yaacov në La Grande-Motte shkaktoi një zjarr që përfshiu dy vetura, duke përfshirë një që përmbante një bombol gazi, sipas policisë. Një polic lokal që arriti në vendin e ngjarjes u plagos, tha për AFP kryetari i bashkisë La Grande-Motte, Stephan Rossignol. Por, nuk u dhanë detaje për gjendjen e tij. Ministri i Brendshëm në largim, Gerald Darmanin, denoncoi aktin “e qartë kriminal” përmes një mesazhi në platformën X. “Dua të siguroj bashkëqytetarët tanë hebrenj dhe qytetin për mbështetjen time të plotë”, tha Darmanin, duke shtuar se “të gjitha mjetet janë mobilizuar për të gjetur autorin”.  Si Darmanin ashtu edhe kryeministri në largim francez, Gabriel Attal do të shkojnë sot në vendin e shpërthimit, shkruan france24.  Sipas Rossignol, kamerat e vëzhgimit të qytetit kanë filmuar një individ duke u vendosur zjarrin automjeteve përpara sinagogës Beth Yaacov. La Motte, e cila ka rreth 8500 banorë, është një vendpushim popullor bregdetar dhe vizitohet nga më shumë se 100 mijë turistë çdo vit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: