Kushtet në strehët e njerëzve të zhvendosur në Liban si dhe mbyllja e spitaleve mund të shkaktojë shpërthimin e një sërë sëmundjesh. OBSH ka bërë thirrje për të pasur kujdes, pasi dhe mjekët janë duke u larguar për shkak të sulmeve izraelite.
Diarreja, Hepatiti A dhe një numër sëmundjesh të parandalueshme përmes vaksinimit, janë disa që mund të shfaqen si pasojë e kushteve jo të përshtatshme higjieno-sanitare.
Sistemi shëndetësor është i mbingarkuar, paralajmëroi Agjencia Shëndetësore e Kombeve të Bashkuara, si dhe deri tani pesë spitale në vend janë mbyllur dhe katër të tjera funksionojnë vetëm pjesërisht. Shkak për këtë gjendje është bërë largimi i bluzave të bardha për shkak të luftimeve, ose sepse u është kërkuar të evakuohen nga autoritetet libaneze.
Ushtria izraelite i ka nisur operacionet tokësore edhe në jugperëndim të Libanit të martën, duke e përshkallëzuar konfliktin njëvjeçar me grupin e mbështetur nga Irani, Hezbollah, si pasojë e të cilit janë vrarë mbi 1.000 njerëz në dy javët e fundit.