Nga Kreshnik Zeqaj*

Shqipëria po jeton në epokën e tritolit, pasi gjatë vitin 2015 është tronditur nga disa shperthime në seri. I pari ndodhi në Durrës më 17 janar, por pas Trotës, më 10 shkurt Tirana tronditet sërish nga 3 shpërthime me eksploziv, një prej tyre në farmacinë e babait të Ministrit të Brendshem Sajmir Tahiri. Një tjetër atentat u parandalua tek gjimnazi “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, që sipas ekspertëve nëse do të shpërthente do të kishte viktima, por u ndihmua nga një thirrje në celular. Për të gjitha këto atentate me tritol reaguan si presidenti Nishani, kryeministri Rama, ministri Tahiri, ndërkombëtarët, të cilët ishin në një linjë që të kapen autorët dhe të vihen para drejtësisë.
Këto shpërthime ndodhin me nje thirrje në celular ku instalohet C4. Një nga vendet që shiten telefona dhe numra celularësh është dollari në Tiranë, ne shkuam për të blerë një numër telefoni. Shitësit na thanë në fillim se nuk e lejojnë, por në pazare e sipër arritëm t’ja marrim këta numra nga 10 mijë lekë secili.

Ja ku janë 2 numrat e telefonit, ne sigurisht nuk do ti përdorim për shpërthime me eksploziv, por i blem për ilustrim. Të provojmë njërin prej tyre nëse funksionon, numri është 0698742… e provojmë. Zilja bie, pra ky numer është në funksion dhe mund të bjeri në dorën e një personi që e përdor për qëllime keqbërëse. Mirë mo zotëri, ky numer është i regjistruar, në emer të kujt, si ka dalë i regjistruar, kush e hodhi në treg, nëqoftëse ky numer përdoret për shpërthim dhe nuk realizohet shpërthimi, kush do të arrestohet? Në valën e shpërthimeve masive, ky numer pengon Prokurorinë për të arritur tek autori, ky numer blihet në tregun e zi, sa i sigurt jam unë apo të gjithë qytetarët që ky numer nuk është në emrin e tyre dhe nuk janë në dijeni. Autoritetet mbikëqyrse duhet të marrin masa, kush e regjistron dhe si hidhen në treg këto numra, kush mban përgjegjësi, kompanitë celulare, persona që shkelin privatesinë e të tjerëve? Duhet të ndalohet shitja e këtyre numrave, se tritoli në anën tjetër vazhdon, ishalla nuk e ka njeri rrisk.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: