Turqi- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i është drejtuar popullit, pas sulmeve të në Stamboll. Ai është shprehur se do të veprojë si me rastin e puçit ushtarak, duke shprehur vendosmëri në gjetjen e personave përgjegjës të këtij sulmi terrorist.

“Sot është organizuar një sulm terrorist, pas ndeshjes mes Besiktasit dhe Bursasporit. Sot kemi njerëz të lënduar dhe dëshmorë. Këto sulme po vijnë prej ISIS-it, organizatës FETO dhe terroristëve të PKK-së. Ne nuk do të përkulemi edhe para shteteve që e përkrahin këta terroristë. Ne do të vazhdojmë luftën kundër tyre. Ngushëllime dëshmorëve dhe shërim të lënduarve”, tha Erdogan

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb