Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar pas sulmeve terroriste që goditën Stambollin mbrëmjen e kësaj të shtune.

Ministria e Jashtme sqaron se nuk ka shqiptarë të lënduar nga këto sulme. “Nuk ka të dhëna për shqiptarë të lënduar”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme. Të paktën 29 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur është bilanci i dy sulmeve terroriste në zemër të Turqisë, në Stamboll. Shumica dërrmuese e viktimave janë policë, të cilët mendohet se edhe kanë qenë objektiv i sulmeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb