ROME-Një shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur sot në Romë, ku për pasojë janë plagosur 2 persona. Ngjarja është regjistruar në zonën ‘La Storta’, në periferi të Romës.

Tgcom shkruan se bëhet fjalë për një rrjedhje gazi në katin përdheses të një pallati. Gjatë ndërhyrjes për ndihmë të shërbimit zjarrfikës, një prej zjarrfikësve ngeli i plagosur.

Ndërkohë, ndërtesa është evakuuar.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: