Ka ndërruar jetë 19-vjeçarja Daniela Gjoka, e cila mbeti e plagosur rëndë bashkë me nënën dhe vëllain dhe motrën pas shpërthimit të bombolës së gazit në hotelin e tyre në Velipojë. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 4 korrikut.

Lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të së resë e bëri të ditur për BalkanWeb gazetari Senad Nikshiqi. Nëna e saj, Alketa Gjoka dhe dy fëmijët e tjerë vijojnë që të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore.
E reja ndërroi jetë në një spital në Itali teksa u dërgua atje për mjekim të specializuar bashkë me nënën, motrën 15 vjeçe dhe vëllain 12 vjeç.

Hoteli 3 katesh në pronësi të kësaj familje u përfshi nga flaket pas shpërthimit të zjarrit si shkak i rrjedhjes se gazit tek një bombol gazi kampingu 3-5 kg. Po ashtu mësohet edhe detaji tragjik në lidhje me 19-vjeçaren, e cila në muajin gusht të këtij viti kishte caktuar dasmën, por fatkeqësisht ëndrra e saj u ndërpre në mes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb