Ministria e shëndetësisë në Spanjë lëshoi ​​një alarm ndërkombëtar mbi shpërthimin më të madh të listerisë në vend pasi numri i personave të prekur u rrit në 150, duke shkaktuar edhe një viktimë. Mes shqetësimeve për infeksion të mundshëm midis më shumë se 80 milion turistëve që vizitojnë Spanjën çdo vit, ministria tha që po kontrollonte 523 raste të tjera të dyshuara.

Rastet e konfirmuara janë regjistruar në rajonin jugor të Andaluzisë.  Por ka pasur edhe raste të tjerë në Katalonjë.

Bakteret që fshihen pas infeksionit, zakonisht shkaktojnë sëmundje të lehtë, por mund të jenë të rrezikshme për gratë shtatzëna, 23 prej të cilave janë ndër ato që janë akoma në spital, dhe ato me  imunitet të dobët.

Ministria tha se ajo kishte lëshuar alarm tek autoritetet e BE dhe Organizata Botërore e Shëndetit mbi shpërthimin, i cili u konfirmua të martën se kishte vrarë një grua 90-vjeçare.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb