Pas përfundimit të hetimeve të thelluara për ngjarjen e Gramshit, grupi hetimor ka dalë në përfundimin që nuk kemi të bëjmë me ngjarje kriminale.
Gazetari Igli Celmeta raporton për BalkanWeb se sipas policisë, bie pista e atentatit. Lënda që ka shpërthyer ka qenë në kroskotin e makinës.
Besohet se ka pasur shpërthim nga brenda makinës të një lënde plasëse (jo tritol), që nga nxehtësia dyshohet se ka shpërthyer. Mësohet se lëndën plasëse vëllezërit e kanë pasur në kroskot për të gjuajtur peshk.
Ngjarja nuk është kriminale, por aksidentale. Ky është përfundimi pas hetimeve të thelluara të grupit të hetimit.
(BalkanWeb)