Zbardhen detaje rreth shpërthimit me lëndë plasëse në një pallat në Pogradec. BalkanWeb mëson se lënda plasëse është hedhur afër hyrjes së shtetasit Meardi Berberi, person me precedent të theksuar kriminal, i cili ka përfituar së fundmi nga amnistia.

BW mëson se personi në fjalë është i dënuar për veprat penale:

Në 08/08/2020 Berberi është dënuar për “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

10.02.2019 “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”

20.06.2008 “Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

24.02.2018 Kanosje, Prishje e qetësisë publike.

24.04.2011 “Plagosje e rëndë me dashje”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: