DIBËR

Një i ri ka mbetur i plagosur nga shpërthimi me tritol në Dibër. Mësohet se ai është Ismail Kosiqi, 27 vjeç. Gazetari Enver Doçi raportoi për “BalkanWeb” se i plagosur është dërguar në spitalin e Dibrës.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme, ku në murin e shtëpisë së Gazmir Kosiqit ishte vendosur një sasi eksplozivi. Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Më 20 mars të vitit të kaluar Gazmir Kosiqit i kanë vrarë djalin Elsi Kosiqi, 32 vjeç, babai i tre fëmijëve.

Viktima ishte me precedentë penale, ndërsa familja e tij ka edhe një hotel pranë llixhave të Dibrës. 32-vjeçari sapo ishte kthyer nga Maqedonia. Kosiqi, ndërkohë më herët kishte qëndruar në Itali dhe kishte ndërtuar një hotel pranë llixhave të Dibrës. Për vrasjen policia arrestoi 24-vjeçarin Mahmut Gega.

Njoftimi i policisë:

Maqellarë, Dibër

Në Maqellarë, në murin e stallës së bagëtive pas banesës se shtetasit G. K. ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Nga ciflat e blloqeve të betonit të murit rrethues është lënduar në këmbë dhe po merr mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën shtetasi I.K, 30 vjeç, i cili ishte duke ushqyer bagëtitë në momentin që ka shpërthyer lënda plasëse.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. Janë sekuestruar kamera sigurie dhe çdo provë që mund të çojë në zbardhjen e ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: