Policia ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi këtë mesditë në zonën e Bllokut, në Tiranë, në rrugën “Vaso Pasha”.

Policia sqaron se shpërthimi i bombolës së gazit ka ndodhur në një dyqan eventesh, prej ku kanë mbetur të plagosur katër persona.

Tiranë/Informacion Paraprak
Rreth orës 13:15 në rrugën “Vaso Pasha” në ambientet e një dyqani eventesh ka shpërthyer një bombul gazi.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar shtetasit S. P dhe A. P, E. N dhe D.S të cilët u dërguan në Spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb