Pas shpërthimit të digës Kakhovka në rajonin lindor të Ukrainës, Kherson, ndërsa qindra shtëpi janë evakuuar. Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në distriktin Nova Kahovka në pjesën e kontrolluar nga Rusia të provincës Kherson të Ukrainës pasi diga e qytetit shpërtheu, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, duke cituar një dekret nga autoritetet lokale të emëruara nga Moska.

Sipas një deklarate për TASS nga kryetari i bashkisë së qytetit të emëruar nga Rusia, Nova Kahovka tani është përmbytur. Shërbimet ruse të emergjencës njoftuan se rreth 600 shtëpi ishin përmbytur. Rreth 16 mijë njerëz mund të jenë në rrezik në rast përmbytjesh, pretendoi ish-ministri i Ukrainës, Anton Gerashenko. Hedhja në erë e digës gjigante Kahovka në Ukrainën jugore, e vendosur në pjesën e kontrolluar nga Rusia të rajonit të Khersonit të Ukrainës, mund të lëshojë 18.2 miliardë metra kub ujë, shkruan gazeta Bild.


Kush e hodhi në erë digën?
Rezervuari furnizon me ujë si gadishullin e Krimesë të Ukrainës – i pushtuar nga Rusia që nga viti 2014 – dhe termocentralin bërthamor të Zaporizhia, më i madhi në Evropë, i cili ka nevojë për një furnizim të pandërprerë për të ftohur reaktorët e tij. Për këtë arsye, autoritetet ukrainase janë ‘ulur’ në thëngjij të ndezur, ndërsa Perëndimi tregon se Kremlini qëndron pas hedhjes në erë të digës. “Qëllimi i terroristëve është i qartë: të parandalojnë veprimet agresive të forcave të armatosura të Ukrainës”, tha Mykhailo Podoliak, një këshilltar i presidencës ukrainase, në një mesazh për gazetarët. Shërbimi i inteligjencës ushtarake ukrainase pohoi nga ana e tij se forcat ruse hodhën në erë digën pasi u pushtuan nga paniku.

“Forcat okupatore hodhën në erë digën e rezervuarit të Kahovkës pasi ishin në gjendje paniku, ky është një akt i dukshëm terrorizmi dhe krim lufte, për të cilin do të ketë ankesë në një gjykatë ndërkombëtare”, theksoi Podoliak. Nga ana e tij, Sekretari i Jashtëm britanik James Cleverley tha sot se ishte shumë herët për të dhënë një vlerësim kuptimplotë të detajeve rreth shkatërrimit të një dige në Ukrainën jugore, por theksoi se kjo ndodhi vetëm për shkak të pushtimit rus. Ndërsa rusët dhe Ukraina fajësojnë njëri-tjetrin për hedhjen në erë të digës që rrezikon rajonin më të gjerë, videot tregojnë një seri shpërthimesh të dhunshme rreth digës Kakhovka të epokës sovjetike. “Diga në Kakhovka u hodh në erë nga forcat pushtuese ruse”, tha komanda e sektorit jugor të ushtrisë ukrainase në Facebook. I njëjti burim shtoi se “janë duke u sqaruar përmasat e fatkeqësisë, shpejtësia dhe vëllimi i ujit dhe zonat që ka gjasa të përmbyten”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: