Një person ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit në flakë të një mjeti tip “Tesla Cybertruck” pranë hyrjes së Hotelit Ndërkombëtar Trump, mëngjesin e datës 1 Janar.

Shpërthimi u raportua në hotel pas orës 8:40 të mëngjesit dhe ekipet zjarrfikëse gjetën një Cybertruck të vitit 2024 të përfshirë nga flakët, tha sherifi i Las Vegas, Kevin McCahill, gjatë një konference shtypi.

“Një individ ka humbur jetën brenda Cybertruck, por nuk e dimë ende nëse është mashkull apo femër,” shtoi McCahill.

Shtatë të tjerë kanë pësuar lëndime “të lehta” si pasojë e shpërthimit.

Jeremy Schwartz, agjenti special i FBI-së në Las Vegas, po ashtu konfirmoi se ekipi i tij është përfshirë në hetim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: