FUSHË-KRUJË- “BalkanWeb” zbulon detaje të reja nga shpërthimi që tronditi natën e kaluar Fushë-Krujën.
Sipas burimeve nga Policia, një sasi eksplozivi është hedhur në oborrin e përbashkët të banesave të Besim Muçës dhe Ramazan Muçës, i cili është gjyshi nga nëna i 25-vjeçares Xhisiela Maloku.
Bëhet fjalë për një sasi eksplozivi rreth 100 gram. Policia shoqëroi pas ngjarjes 9 persona që po merren në pyetje.
Shpërthimi vjen pak ditë pas shpërthimit të skandalit, ku Xhisiela Maloku u dhunua nga djali i deputetit të PS Rrahman Rraja që ka mohuar akuzat. Gjithashtu dhe vetë vajza mohoi se është dhunuar por se e kishte denoncuar ish-të dashurin Rexhep Rraja për xhelozi pavarësisht ekspertizës së mjekëve dhe psikologut. Aktualisht Rexhep Rraja ndodhet në burg.
(m.k/BalkanWeb)