TIRANE


Drejtoria e Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë ka dhënë informacion në lidhje me gjendjen shëndetësore të personave të plagosur nga shpërthimi i një bombole gazi në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.


Sipas njoftimit të Spitalit të Traumës, pacientët i janë nënshtruar ekzaminimeve e trajtimit përkatës dhe janë në gjendje shëndetësore të kënaqshme.


Njoftimi i Drejtorisë të Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë:

Drejtoria e Spitalit Universitar te Traumës bën të ditur se sot në datën 15.07.2019 si pasojë e ngjarjes  zonën e ish-Bllokut, janë paraqitur në urgjencë pacientët A.S 23 vjec, E.N 18 vjeç dhe A.R 24 vjeç.

Pacientët i janë nënshtruar ekzaminimeve dhe trajtimit përkatës dhe janë në gjendje shëndetësore të kënaqshme.

Pas ndihmës shëndetësore të dhënë pacientët A.S dhe A.R do të largohen nga spitali, ndërsa pacientja E.N do të jetë nën trajtim dhe mbikqyrje mjekësore në spital.

(d.xh/Balkanweb)