Një ish depozitë e naftës bruto me kapaciteti prej 10 mije metër kub ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme në qytetin e Ballshit.

Raportohet se në të kishte ende mbetje të naftës bruto, ndërsa mësohet se depozita i përkiste repartit të transportit të naftës në ish KPTHN në Ballsh e repartit 16/1.

Gazetarja Marsela Topi ka zbuluar për BalkanWeb se shkak për rënien e zjarrit është bërë një grup që po punonte për shkatërrimin e depozitave të vjetra, pajisjet e të cilëve kanë rënë në kontakt me mbetjet e naftës bruto dhe gazrave duke bërë që këto të fundit të shpërthejnë.

Sakaq, raportohet se nga shpërthimi nuk ka pasur viktima ose të plagosur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb