Banoret e Mitrovices se Veriut po furnizohen me uje te pijshem permes kamioneve me cisterna, sherbim I cili do te vazhdoje pergjate gjithe dites se djele theksohet permes nje njoftimi nga autoritetet e Kosoves. Kjo vjen pas shperthimit te ndodhur në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut mbrëmjen e së premtes I cili shkaktoi dëme të konsiderueshme ne kanalin e ujit te pijshem.
Autoritetet e Kosovës arrestuan mbrëmjen e djeshme tetë të dyshuar si dhe konfiskuan armatim, përfshirë eksploziv, pas një operacioni të gjerë në veri në lidhje me kete shpërthim deklaroi ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla.
Duke folur në një konferencë të jashtëzakonshme për media në Mitrovicën e Jugut, Sveçla tha se shpërthimi ndaj kanalit të Ibër-Lepencit, i cili furnizon disa pjesë të vendit me ujë, ishte më i rëndi ndaj infrastrukturës kritike të vendit që pas luftës në Kosovë më 1998-1999. Sipas tij shumica dërrmuese e armatimit dhe pajisjeve të tjera të konfiskuara janë “prodhim serb” dhe se një pjesë e madhe e tyre janë “pajisje ekskluzivisht ushtarake” që nuk mund të gjendet lehtë në tregun e zi.
Të arrestuarit dyshohen edhe për lidhje dhe nxitje të sulmeve të fundit në veri të vendit gjatë kësaj jave, si sulmi me granata dore në stacionin policor dhe në ndërtesën e Komunës në Zveçan, tha Sveçla.