SPAK ka kërkuar riinspektim për shpërthimin në një magazinë në Lushnjë, ku humbën jetën dy persona.

Lajmi konfirmohet për Balkanweb nga gazetarja Klodiana Lala.

Nga shpërthimi në një biznes në Lushnjë, humbën jetën babë e bir.

Në lidhje me këtë shpërthim u vendosën në pranga 2 persona, teksa u hetua edhe deputeti i PS-së Bujar Çela, si dhe u dëmtuan disa biznese përreth zonës. Edhe vetë deputeti Çela mbeti i plagosur.

Ekspertiza do të bëhet për shkelje të rregullave të sigurisë në punë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb