BULQIZE- Dy ditë pas shpërthimit në minierën e Bulqizës, vijojnë kërkimet për 3 minatorët e bllokuar në galeri. Strukturat e Repartit të Inspektim Shpëtim Minierave po vazhdojnë operacionin e kërkimit, ndërsa minatorët janë bllokuar në nivelin 21, rreth 2000 metra nën tokë. Shpërthimi ndodhi kur minatorët po kryenin gërmime në nivelin 16 të galerisë. Tre nga minatorët e plagosur janë në gjendje kritike.

Ky seksion i minierës është marrë me koncesion nga kompania ACR e cila ka kontraktuar Korporatën e Projektimit të Tuneleve Minerale Wenzhou. Sipas njoftimeve, një punëtor kinez është plagosur dhe tre të tjerë mbeten ende të bllokuar në galeri. Pas incidentit, ambasada kineze në Shqipëri po koordinohet me qeverinë vendore dhe po merr pjesë aktivisht në operacionin e kërkim shpëtimit.

Për të inspektuar gjendjen në minierë, ambasada dërgoi këshilltarin Bai Yunbin, atasheun Liu Xingjiang dhe sekretarin e tretë për ekonominë dhe tregtinë Chen kailong. Grupi i punës i ambasadës kineze ka marrë kontakte me zv./ministrin e Energjisë, Gëzim Musebelliu, drejtorin e Politikave dhe të Zhvillimit të Minierave, Mehmet Hasalami dhe prefektin e Qarkut të Dibrës, Rifat Kojku. Në një njoftimin të sajin, ambasada kineze në Shqipëri u bëri thirrje kompanive kineze dhe institucioneve vendore të shtojnë nivelin e sigurimit në punë dhe forcojnë kualifikimin punëtorëve, për të parandaluar aksidentet në punë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: