Policia ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me shpërthimin në një banesë të braktisur në zonën e Don Boskos në kryeqytet.

Sipas policisë, shpërthimi ka qenë i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike. Si pasojë janë thyer xhamat e katit të 3-të të një banese tjetër private. Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se banesa ku u dëgjua shpërthimi është në pronësi të shtetasit Aranit Beqiraj.

“Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 06.11.2024, rreth orës 19:50, në rrugën “Robert Naci”, në oborrin e një banese në ndërtim në pronësi të shtetasit A. B. është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike. Si pasojë janë thyer xhamat e katit të 3-të të një banese tjetër private.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: