VLORË

Policia e Vlorës ka informuar në lidhje me shpërthimin e ndodhur në mesnatë në qytetin bregdetar.

Uniformat blu shprehen se shpërthimi ngjau në lagjen “24 maji” , pranë një rrobaqepësie, kurse është dëmtuar vetëm kompresori.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Më datë 04.06.2019, rreth orës 00:45, në lagjen “24 Maji” në kompresorin i cili është i instaluar jashtë ambjenteve të një rrobaqepësie ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse ku si pasojë është dëmtuar vetëm kompresori.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore në lidhje me identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb