AFGANISTAN


Një shpërthim i ndodhur jashtë një universiteti në Kabul ka vrarë së paku 2 persona dhe ka plagosur 10 të tjerë.


Zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë Uahid Mayar tha se dy trupa të vdekur dhe 10 të lënduar ishin dërguar në spital pas shpërthimit. Asnjë grup militant nuk ka marrë ende përgjegjësi për sulmin, shkruan “Reuters”.


Një student tha se shpërthimi ndodhi, në momentin që studentët ishin mbledhur, pasi kishte një provim. Një dëshmitar deklaroi se një makinë mori flakë pas shpërthimit.

Zëdhënësi i policisë së Kabulit Faramarz Firdau deklaroi se po merren hollësisht me ngjarjen e rëndë.

(d.xh/Balkanweb)