Humbja e pësuar në Ballsh ka revoltuar trajnerin e Tiranës, Ardian Memën, që akuzon hapur lojtarët e tij për golat e pësuar. Ai i cilëson gabimet si mungesë dëshire, ndërsa u shpreh se këtu nuk është më çështje trajneri dhe as çështje merkatoje, pasi puna e bërë gjatë javës nuk po shpërblehet në fushën e lojës.


A ishte një humbje e merituar?
Nuk do e thosha kështu. Mendoj se problemet i patën mbrojtësit në goditje standarde. Nuk e kuptoj, të përgatisësh çdo gjë, dhe të humbësh ndeshjen për një përqendrim, më vjen keq. Ia dhuruam ne. Nuk është se Bylisi po sulmonte fort. Ato u munduan të punojnë fort për topin e parë. Më erdhi keq për mënyrën si pësuam. Ka një vit që punojmë me këto gjëra, dhe nuk shkon kështu.


Të ngeli peng momenti i golit të tretë, që erdhi nga hiçi…
Kjo ishte tabloja e ndeshjes. Të tre golat ia dhuruam kundërshtarit. Sikur të mos kishte trajner duhej të ishin të përqendruar të mos pësonin ato gola. Kur pëson kështu golash, nuk di si ta quaj.


Jeni bërë pishman për ata që keni mbajtur në ekip?
Të pësosh gol nga goditje standarte, pa lëvizur askush, kjo nuk ka lidhje me trajnerin. Apo, edhe goli i dytë. Është një mos dëshirë. Nuk ka lidhje me trajnerit. Të gjithë këto gola, kushdo të jetë trajner, çdokush të hiqte dorë. Kur bëhet fjalë për manovra sulmi apo mbrojtje, mund të të mundë një ekip. Por, nuk besoj se është çështje trajneri.

A jemi nxituar kur e kemi quajtur Tiranën pretendente për titull?
Sikur të merrja lojtarë edhe më të mirë, po të vepronim si sot, do mundeshim Nuk është pjesë menaxhimit të keq. E kemi bërë mirë. Ne nuk është se jemi shkëputur nga kreu, dhe u mbyll çdo gjë. Kampionati është i gjatë. Këta lojtarë, sidomos pjesa e sulmit, duhet të përqendrohen. Tirana nuk do vuajë nga sulmi.

A duhej të ishit vendosur më mirë në fushë?
Bylisi na luajti sipër që në momentet e para. Ishte pjesa pas shënimit të golit, që do sulmonim. Dhe do ishim më lart.

A e kanë thithur lojtarët shpirtin e garës?
Konstatim i drejtë. Tirana nuk ka shpirtin që e karakterizon. Mendoj se kjo është e vërteta. Asgjë më tepër.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: