I ftuar në studion e “Sport News Plus” të gazetares, Daljana Sejdia, në televizionin “News 24”, ish-trajneri i Partizanit, Shpëtim Duro, analizoi ecurinë e të kuqve këtë sezon, teksa u shpreh:

“Një punë kolosale e bërë nga klubi dhe drejtuesit. Nuk është rastësi shpallja e titullit kampion. Unë i kam kaluar të gjitha situatat. Kjo është dita më e bukur. Prej kohësh Partizani kërkonte titullin. Partizani ka qenë gjithmonë në nivele të larta. Ishte e thënë me meritë ta fitonte këtë vit.

Fituesi asnjëherë nuk gjykohet. Duhet të jemi realist që diferenca është 13 pikë dhe nuk është konkurrenca që pritej. Nuk është për faj të Partizanit. Skënderbeu nuk ishte ai i viteve të fundit. Kukësi deri në janar ishte pranë Partizanit, pastaj pati oshilacione të mëdha. Në këtë aspekt nuk ka pasur rivalitet. Kjo nuk ul meritat e Partizanit. Edhe unë si trajner do të doja ta fitoja titullin me 20 pikë para. Rivaliteti nuk ka qenë aty ku duhet për faj të kundërshtarëve.

Partizani është skuadra që ka shënuar më shumë pa sulmues dhe ka pësuar më pak. Partizani e ka përqendruar lojën, jo me 1 sulmues të deklaruar. Kanë qenë gjithmonë problematik me lëvizjet vertikale në portën e kundërshtarëve. Partizani sulmuesin e ka që është Hebaj, por nuk është mësuar të luajë me atë lojë. Hebaj kur është aktivizuar e ka justifikuar veten.

Mos harrojmë që është dhe Çinari. Ka luajtur 4 kampionate me Vllazninë. Asani ka qenë lojtari më i mirë i Partizanit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb