*Me bisht në shalë kthehem në Vlorë

KORCË-Ashtu si dhe presidenti Bujar Nishani, edhe ish-kryebashkiaku i Vlores, Shpëtim Gjika heq mustaqet legjendare qe e karakterizonin fort si figure. Në fotot që ka hedhur në rrjetin social, në Facebook ku Gjika është dhe tepër aktiv me komente, ish-kryebashkiaku i Vlorës sjell një pamje më rinore, kurse deklaratat më stigmatizuese. Duke u ndalur në Pogradec, pasi kishte marrë rrugën për në Korcë, për Festën e Birrës, Gjika shkruan se kishte frikë mos ngecte në qytetin liqenor ku nuk ishte konstituuar ende këshilli bashkiak i këtij qyteti. Mandej Gjika thotë se, kjo gjë nuk ndodhi ndaj do kthehet me bisht në shalë në Vlorë.

“Une e kisha me shaka kur thash qe, mqs jam ne Pogradec dhe akoma nuk kishte filluar pune kryetari, thash mos ngecja ketu!
Do ti qe e moren seriozisht keta, dhe sot e konstituuan dhe keshillin, dhe kryetarin e ri☺!
Nuk me ngelet gje tjeter, vec tu uroj pune te mbare dhe suksese!
Dhe, sigurisht, me “bisht ne shale”, te kthehem ne Vlore”.

Po kështu Gjika i referohet dhe Skënderbeut duke i uruar fitore; “Meqenese na kishin ardhur per feste korçaret, ua kthyem dhe ne viziten per festen e Birres ☺!
Me kete rast urimi im shkon per tifozet korçare dhe Skenderbeun diten e merkure per champions leage: Fitore, Fitore ⚽”

Gjika para pak ditësh i uroi suksese në detyrën e re kryebashkiakut të ri të Vlorës, Dritan Leli.

E pavarësisht ‘luftës’ që kryeministri Edi Rama i hapi Gjikës, ky i fundit vijon ta mbajë foto profili në Facebook, një foto sëbashku me Edi Ramën.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: