Elon Musk ka kërkuar falje për cilësimin e “pedofil” të një britaniku, i cili ka ndihmuar në procesin e shpëtimit të 12 djemve tajlandezë nga një shpellë.

Ky koment i drejtuesit të kompanisë Tesla ka nxitur pakënaqësi dhe reagime të shumta kundër Muskut.
Si pasojë e reagimeve, Musk i ka kërkuar falje, Vernon Unsworth, i cili ka punuar për shpëtimin e djemve dhe ka përqeshur planet e Musk, se pjesëtarët e ekipit të futbollit mund të shpëtoheshin duke përdorur një nëndetëse të vogël.

“Hapat e tij kundër meje, nuk justifikojnë hapat e mi kundër tij, ndaj i kërkoj falje zotit Unsworth dhe kompanive të cilat i drejtoj”, ka thënë ai në një postim në Twitter. “Faji është vetëm i imi”.

Unsworth kishte hedhur poshtë propozimet e Musk për shpëtimin e djemve, të cilët së bashku me trajnerin e tyre të futbollit ishin bllokuar në një shpellë në Tajlandë, shkruan rel.

Me ndihmën e zhytësve profesionalë, të gjithë djemtë janë shpëtuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore ndersa pritet që të mërkurën të bëjnë paraqitjen e parë publike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: