Dy kosovarët që kishin mbetur të bllokuar në majën më të lartë të Antarktidës, Arianit dhe Mrika Nikçi, sot kanë arritur të dalin jashtë kampit bazë. Ata kishin mbetur të bllokuar nëntë ditë në një tendë në temperaturat deri në -40 gradë celcius në majën Vinson, 4892 metra e lartë, në motin e acartë dhe në të ftohtin ekstrem.

Lajmin për këtë e ka dhënë Shoqata e Bjeshkatarëve “Gjeravica”. Sipas njoftimit të kësaj shoqate, grupi i gjithë aplinistëve pas 20 ditësh qëndrimi në Vinson Masiff, ia kanë dalur me sukses jashtë Kampit Bazë, dhe janë nisur drejt Union Glacier natën e djeshme, prej nga do të fluturojnë jashte kontinentit të ftohtë të Antarktidës drejt Punta Arena Chile.

Për këtë rast, ishte mobilizuar edhe Qeveria e Kosovës. Donjeta Gashi, zëdhënëse në Qeveri, kishte thënë se shteti po angazhohet për babë e bijë nga Kosova, që janë bllokuar në majën Vinson, 4892 metra e lartë, në motin e acartë dhe në të ftohtin ekstrem.

“Qeveria e Kosovës me të marrë informacionin është angazhuar për këtë rast dhe po merren të gjitha informacionet që mund të ndihmojnë për këtë rast”, kishte thënë ajo për Gazetën Express.

Ky është njoftimi i plotë:
Për të gjithë ju që keni pritur me durim, duke treguar dashuri, kujdesje dhe mbështetje, ndihemi të kënaqur të ju njoftojmë se pas 20 ditësh qëndrimi në Vinson Masiff, Mrika dhe i gjith ekipi i alpinistëve i’a kanë dalur me sukses jashtë Kampit Bazë, dhe janë nisur drejt Union Glacier natën e djeshme, prej nga do të fluturojnë jashte kontinentit të ftohtë të Antarktikut drejtë Punta Arena Chile.

Dëshirojme të ndajmë me ju qertifikatën e kompletimit të ekspeditës të cilën ekipi po pret ta pranojë në Union Glacier gjatë ditës së sotme, por ndarja e lajmit te mirë me të gjithë ju është shumë më e rëndesishme për ne.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb