Mediet greke kanë publikuar pamje të reja të katastrofës natyrore, që përfshiu vendin dy ditë më parë, duke iu marrë jetën 7 turistëve e plagosur mbi 100 të tjerë.

Stuhia e fuqishme goditi gadishullin turistik të Halkidikit, në Greqinë Veriore, duke shkaktuar një tmerr dhe panik të madh te mijëra turistë, mes të cilëve edhe shumë shqiptarë.

Pamjet e publikuara së fundi janë filmuar nga kamerat e një automjeti që po udhëtonte në rrugën Silata-Kallikartia, në momentin që ka shpërthyer stuhia.

Pasagjerët e mjetit kanë thënë për mediat greke: “Ishte gjëja më e frikshme që kemi përjetuar ndonjëherë. Gjithçka filloi brenda sekondave, nuk shikonim asgjë dhe për një moment menduam se do të na ngrinte makinën në ajër. Disa nga pasagjerët ishin në panik dhe prandaj vazhduam udhëtimin tonë në përpjekjet për të kaluar nëpër stuhi. Për fat të mirë, shoferi ynë e dinte rrugën. Ne mund të ishim goditur nga pemët që ranë në trotuar, vetëtima apo mbeturinat që goditën makinën. Ne shpëtuam falë një mrekullie.”

Kufoma e fundit u gjet në mes të Sozopolit dhe Neë Kallikratia, gjashtë milje detare nga bregu. Trupi i pajetë i përkiste një peshkatari 62-vjeçar që ishte zhdukur që nga e mërkura në mbrëmje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb