TIRANE

Kryeministri Edi Rama thyen heshtjen e i përgjigjet akuzave të presidentit Ilir Meta lidhur me përfaqësuesit ndërkombëtarë në vend sa i takon procesit për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

“Ajo që bën Kreu i Shtetit ndaj përfaqësuesit është jo vetëm e turpshme, jo vetëm në kundërshtim me konventën e Vjenës, po është e turpshme që për paraardhësit tanë që kur është shkruar Kanuni: Shpia e shqiptarët është e Zotit dhe e mikut.

Turp turp turp,sidoqoftë ne jemi të qartë në rrugën tonë dhe do të jemi, në një linjë me SHBA jo sepse na e kërkojnë ata, po sepse ne e bëjmë këtë për gjeneratat e tjera, sepse kjo është rruga e duhur, që e çon vendin tonë në një nivel si ai që e shohim me admirim nga larg. Në cdo hap, për reformën në drejtësi, që nga dita e parë, deri te e parafundit me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kemi qenë 100% në një linjë me partnerët tanë.

Ata nuk janë në Shqipëri, as për të qeverisur Shqipërinë e as për të marr dardha, janë në Shqipëri për të garantuar interesat e tyre strategjike në lidhje me Shqipërinë. Dhe është interes strategjik i SHBA në radhë të pare, i BE-së që në Shqipëri të bëhet reforma në drejtësi, që në Shqipëri të pastrohet llumi nga pallati i drejtësisë. Që në Shqipëri, KÇK të marr një goditje vdekje prurëse, që në Shqipëri krimi mos guxojë të dalë nga foletë dhe të shfaqet te blloku me ‘Lamborgini’ të shfaqet nëpër plazhe me pistoleta, te dera e X e Y e t’ia marrë me zor pronën në bregdet. ”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb