Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç ka lëshuar një lumë akuzash në drejtim të kryetares së Lëvizjes Evropiane të Serbëve, Rada Trajkoviç.


Siç raportojnë mediat serbe, Gjuriç pretendon se Trajkoviç është e paguar nga Kosova dhe Mali i Zi që të shpifë kundër Serbisë, presidentit Aleksandar Vuçiç dhe Listës Serbe.


“Deklarimet e Rada Trajkoviçit për mediat e huaja nuk janë vetëm trillime të saj, por janë gënjeshtra të porositura për të treguar në interes të atyre që shqetësohen nga forcimi i Serbisë. Histeria anti-ruse, shpifja për përfshirjen e Serbisë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit, sulmet personale ndaj presidentit Vuçiq, kundërshtimi i zgjidhjeve që do të cenonin integritetin e Kosovës, janë armë nga arsenali i militantëve Euro-Atlantikë, si dhe Rada Trajkoviçit pa asnjë kufizim. Serbia është një shtet neutral dhe i pavarur dhe sado që Trajkoviç dhe komisionarët e saj mundohen, ajo do mbetet e njëjtë deri sa qytetarët e saj të vendosin ndryshe”, theksoi Gjuriç.
(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: