Gjykata e Tiranës ka shpallur sot fajtor për shpifje ish-juristin e CEZ Romeo Kara. Gjykata e ka cilësuar fajtor dhe e ka dënuar me 500 mijë lekë të vjetra Romeo Kara për deklaratën e bërë në Facebook në vitin 2017, ku shkruante se djali i ish-kryeministrit Sali Berisha ka bërë trafik droge.

Ai është dënuar me gjobë për veprën penale ‘Shpifje e kryer botërisht”, e parashikuar nga Neni 120/2 i Kodit Penal.

Por vetë Kara ka deklaruar se e kishte huazuar akuzën nga një intervistë televizive e Izet Haxhiajt në vitin 2014.

Izet Haxhia e akuzonte Shkëlzen Berishën se ishte përfshirë në trafik droge. Por Shkëlzen Berisha u kundërpërgjigj dhe e përgënjeshtroi Haxhiajn dhe tha se nuk mund të çonte në gjyq një vrasës. Të njëjtat akuza i ka përmendur Kara, të cili Shkëlzen Berisha e ka akuzuar për shpifje.

Sot gjykatësi Ahmet Metalia ka shpallur fajtor për shpifje Kara, i cili duhet të paguajë 500 mijë lekë gjobë për veprën penale ‘Shpifje e kryer botërisht”, e parashikuar nga Neni 120/2 i Kodit Penal.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb