TIRANE

Gjykata e Tiranës dënoi sot për herë të tretë, ish-juristin e OSHEE-së, Romeo Karaj. Trupi gjykues e gjeti fajtor Karajn për akuzën e shpifjes ndaj Shkelzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Berisha, ndërsa e dënoi atë me 500.000 lekë gjobë.

Ky është dënimi i tretë për shpifje ndaj Romeo Karajt në proces gjyqësor me Shkëlzen Berishën. Në nëntor 2018, gjykata shpalli fajtor për shpifje ish juristin pas akuzave se djali i ish-kryeministri Berisha ishte i implikuar në trafik droge.

Gjithashtu Karaj akuzonte djalin e ish-kryeministrit se në bashkëpunim me një person tjetër ka luajtur rolin e sekserit në privatizimin e kompanisë OSSH te çekët e CEZ-­it, akuzë për të cilën u gjykua me dënoi sërish për shpifje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb