Na ndajnë edhe pak ditë nga 30 qershori, dita e zgjedhjeve, për të cilën kryeministri Rama ka deklaruar disa herë se nuk do lëvizë pavarësisht dekretit të Metës për anulimin e vendoreve.


Rama ka shtuar se data 30 qershor është e rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët, për të ardhmen europiane të vendit, duke fshikëlluar jo pak opozitën e vendit.


Ndërsa zgjedhjet janë në prag, duket se PS po merr masat e duhura për të siguruar vota. Në qytete të ndryshme të vendit janë shpërndarë disa formularë, që bëjnë fjalë për një të ashtuquajtur sistem patronazhi, që ngjan se është gjetja e përdorur nga socialistët për të bërë identifikimin e zgjedhësve dhe garancinë për votën.


  • foto galeri
  • foto galeri

Në formularin që mund të shihni në foto, shihet qartë se ka të bëjë me sigurimin e votave të qytetarëve në qarkun e Vlorës, si dhe në të ka detaje për emrin, atësinë, mbiemrin, qendrën e votimit, numrin e telefonit etj.

Poshtë formuarit gjendet shënimi: “patronazhuesi që plotëson formularin garanton dhe mban përgjegjësi që personat e listuar, pra votuesit, do të paraqiten për të votuar më 30 qershor. Patronazhues mund të jenë që nga drejtues të strukturave të PS, drejtues institucionesh, persona influentë në zona, apo persona që quhen të spikatur”.

Në këtë mënyrë patronazhuesi del garant që ata do votojnë për PS, pasi më herët iu ka marrë identitetin e firmat, e ndërsa bëhet vetëm shoqërimi i tyre në qendër votimi.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb