Vladimir Mara, drejtues i palës shqiptare në skuadrën e përbashkët hetimore për operacionin ndërkombëtar të zhvilluar në 4 shtete paralelisht të koduar ‘Shpirti’, ka detaje nga aksioni në fjalë. Gjatë fjalës së tij Mara tha se ky operacion i shtrirë në kohë ka konkluduar në sekuestrimin e mbi 6 ton lëndë narkotike, ku në Itali dhe në Shqipëri janë lëshuar 80 urdhër-arreste.
Ndërkohë, duke u ndalur tek operacioni i sotëm, Mara tha se në Shqipëri u lëshuan 28 urdhër-arreste. Mes të tjerash ai nënvizoi rëndësinë që kanë pasur në këtë operacion bashkëpunëtorët e drejtësisë, që sipas tij nuk kanë qenë vetëm anëtarë të kësaj organizate kriminale, por kanë pasur rol drejtues. Mara ndër të tjera tha se janë sekuestruar 11 pasuri të paluajtshme, restorante, hotele, markete apo njësi tregtare, në Vlorë, Kavajë, Tiranë, etj.
Sipas tij vlera e pasuritë që janë vënë nga trafiku i drogës, kap vlerën e mbi 3 milionë eurove.
“Në fakt hetimi i kryer në kuadër të kësaj skuadre, ka pasur vazhdimësi dhe shtrirje në kohë dhe hapësirë. Minutat që kemi për të diskutuar janë pak për të treguar punën e bërë. Hetimi është kryer në bazë të një skuadre të përbashkët hetimore, bashkë me zotit Cardinali dhe kolegun tij Dritan Prençin. Ka qenë një hetim i vështirë, por dhe me shumë rezultate. Të gjithë të pranishmit në këtë takim kanë dhënë ndihmesë në këtë hetim dhe dua t’i falënderoj. Në mënyrë të përmbledhur gjatë hetimit dhe procedimit penal janë evidentuar episode të trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria dhe brigjet italiane dhe më pas shtirjen në disa qytete të Italisë dhe vendet e tjera të Europës. Kryesisht të lëndëve narkotike, të llojit Canabis, heroinë, kokainë dhe lëndë të tjera të përpunuara gjatë hetimit të procedimit penal janë sekuestruar mbi 6 ton lëndë narkotike, në Shqipëri dhe Itali dhe janë nxjerrë masa sigurimi për 80 persona të dyshuar. Ditën e sotme ne kemi bërë një operacion në vijim për ekzekutimin e 28 masatë ve të arrestimit, operacion i shtrirë në Shqipërisë, Italia, Mal të Zi dhe Spanjë. Operacioni ka shkuar në fakt me sukses. Do ndalesha në dy momente të rëndësishme në fakt. E para; besimi i krijuar nga autoritetet italiane dhe nga autoritetet shqiptare për të ndarë këto zona dhe informacion në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe sa më të shpejta. E dyta; një element që ka ndihmuar kanë qenë 4 bashkëpunëtor të drejtësisë që na kanë ndihmuar për të dhënë të dhëna të rëndësishme. 4 bashkëpunëtorët nuk kanë qenë thjesht e grupeve kriminale, por kanë pasur dhe rol të rëndësishëm në përbërje të këtyre grupeve kriminale.
Janë dokumentuar i gjithë rrjeti që nga kultivimi, magazinimi, trafikimi dhe mbërritja e lëndës narkotike në brigjet italiane. Së dyti në kohë reale është ndjekur dhe hetim pasuror dhe janë evidentuar pasuritë dhe janë sekuestruar të cilat janë vënë si rezultat i aktiviteteve kriminale. Kemi konstatuar se zyrtarë të lartë duke shpërdorur detyrën e tyre, kanë qenë të involvuar në trafikun e narkotikëve. Puna jonë kjo është dhe është me rëndësi që të evidentohen këta elementë e cilët sjellin regres në luftën ndaj krimit të organizuar. Ditën e sotme janë sekuestruar një numër i madh pasurish. Pasuritë janë kryesisht në qytetin e Vlorës, Kavajës, në Tiranë dhe në vende të tjera. Pasuritë janë pasuri të paluajtshme gjithësej 11. Që janë restorante, hotele, supermarkete, troje ndërtimi, etj. Janë sekuestruar 4 shoqëri tregtare me asetet e tyre dhe disa pasuri të tjera që në fakt kapin vlerë mbi 3 mln euro. Është dokumentuar fakti që këto pasuri janë direkt të vëna si rezultat i të ardhurave nga aktivitet kriminal nga zyrtarët shtetëror.
Ka qenë një hetim shumë i mirë, i ndjekur me metoda speciale. Janë evidentuar dhe 2 episode të tjera të trafikimit të lëndëve narkotike, ku për njërin është bërë kontroll. Është dokumentuar aktiviteti kriminal i 4 grupeve kriminale që vepronin me grupe kriminale bareze, apo grupe të tjera të shtrira në Itali. Kjo është një rast shumë i mirë bashkëpunimi dhe një rast me të dhëna vërtetë shumë të mira.”, tha Mara.
(BalkanWeb)