Kombëtarja Shpresa do të luajë dy ndeshjet e radhës në muajin tetor në kuadër të kualifikueseve të Europianit U-21. Kuqezinjtë do të përballen me Finlandën më datën 13 dhe katër ditë më vonë do të presin Malin e Zi.

Lista e plotë e lojtarëve nuk është publikuar, por trajneri Alban Bushi e ka nisur nga kapiteni Medon Berisha që luan për Leçen në Serinë A. Ka qenë vetë klubi italian që nëpërmjet një postimi konfirmon se mesfushori është thirrur për këto dy ndeshje.

“Leçe njofton se futbollisti Medon Berisha është thirrur në kombëtaren U-21 për ndeshjet Finlandë–Shqipëri dhe Shqipëri– Mali i Zi, të vlefshme për kualifikueset për Kampionatin e ardhshëm Europian nën 21 vjeç”, thuhet në njoftim. PanoramaSport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb