Lutemi për mëshirë dhe nuk duhet të dorëzohemi para një deti problemesh, nuk duhet të humbim shpresën në malin e mëkateve, mosbesimit dhe frikës. Ishte ky mesazhi i Papa Françeskut në meshën e tij të mbajtur në Vatikan, me në natën e festës së Pashkëve.

Ringjallja

Mesha u mbajt me rastin e festimit të ringjalljes së Krishtit, që sipas besimit katolik shënon ringjalljen dhe fitoren e jetës ndja vdekjes. Papa në fillim të meshës parakaloi me një qiri nëpër katerdralen e madhe në Petersdom. Më pas nga një qiri ndezën edhe të tjerët. Më në fund u ndezën edhe dritat e mëdha.

Pashkët japin shpresë për një botë më të mirë, tha Papa. Shpesh na duket se hapat që ndërmarrim nuk do të na çojnë kurrë në qëllimin e paramenduar, se zhgënjimet mbizotërojnë shpresat, tha 82-vjeçari. Por vetëm mosbesimi është ai që pengon rrugën e shpresës.

Shpresat nuk duhet të varrosen kurrë

“Nëse njeriu lejon që gjërat e këqija të mbizotërojnë dhe e keqja të mos ndalet kurrë, atëherë mund të besohet se vdekja është mbi jetën, atëherë shndërrohemi në krijesa cinike kur na drejton mungesa sëmurë e guximit. Gurë mbi gurë krijohet në ne një kala e pakënaqësisë dhe varr i shpresës.” Papa bëri thirrje që të mos varrosim kurrë shpresën. Këtë na mëson historia e Krishtit. Duhet të synojmë shoqërinë në vend të ndarjeve, besimin në vend të frikës, shpresën në vend të zhgënjimit.

“Urbi et Orbi”

Pashkët janë festa qendrore e të krishterëve në mbarë botën. Çdo vit mblidhen në Romë me qindra mijëra besimtarë për të festuar ringjalljen e Krishtit. Papa Françesku të dielën mbanë edhe fjalimin e tij tradicional me rastin e Pashkëve Urbi et Orbi, në sheshin qendror, të stolisur këtë vit me 55.000 lule. Edhe këtë të dielë në Vatikan dhe kishat e afërta janë mledhur me dhjetëra mijëra besimtarë, për të festuar Pashkët./DW

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb