Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në facebook një lajm të mirë, për 15 vjecaren Elona Kuburja. Dy ditë më parë 15-vjeçarja nga Fushë-Kruja, që vuan nga një sëmundje tepër e rrallë dhe e rëndë, la spitalin universitar “Nënë Tereza” për t’u transferuar në spitalin “Medipol University Hospital”, në Turqi.

Përmes një postimi në facebook, Rama shkruan se sot vogëlushja po transferohet në një spital të specializuar publik në Stamboll, nën kujdesin maksimal të autoriteteve dhe të një skuadre mjekësh specialistë, të ngritur enkas për të.

“Kam një lajm të mirë për të gjithë miqtë e interesuar për Elonën, 15 vjeçaren e prekur nga një sëmundje shumë e rrallë dhe e rëndë. Vogëlushja po transferohet në këto momente në një spital të specializuar publik në Stamboll, nën kujdesin maksimal të autoriteteve dhe të një skuadre mjekësh specialistë, të ngritur enkas për të? Uroj me gjithë zemër që Elona të kthehet shëndosh e mirë në Tiranë” – shkruan Rama.

Ndërkohë burime nga Ministria e Shëndetësisë, thanë për “BalkanWeb”, se Elona do të trajtohet në një spital specializuar publik në Stamboll dhe se gjithçka do të mbulohet nga ministria, përmes marrëveshjes mes dy vendeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb