Shkencëtarët kanë zbuluar një lloj të veçantë infeksioni të shkaktuar nga një lloj i veçantë krimbi, i cili rrit pjellorinë tek femrat. Sipas një studimi të kryer me 986 gra në Bolivi, ka rezultuar se infeksioni me parazitin ascaris lumbricoides ndikonte në rritjen e pjellorisë dy herë më shumë.

Në këtë studim të publikuar në “Science”, shkencëtarët thotë se krimbi i zorrëve ndikon në sistemin imunitar të grave, duke rritur pjellorinë e tyre.

Me këtë studim rriten shpresat për të rritur pjellorinë edhe tek ato femra që nuk arrijnë të mbeten shtatzënë, madje mund të përdoret për krijimin e ilaçeve të duhura në këtë drejtim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: