Nga: Mira Bregu, OKB–Gjenevë

Dje paradite më 7- 11 Nëntor 2016, Ban Ki-moon Sekretari i përgjithshëm i OKB-së hapi bisedimet e Qipros në Mont-Pèlerin, Zvicër mes udhëheqësit qipriot turk, Mustafa Akinci dhe udhëheqësit grek qipriot, Nikos Anastasiades.

Bisedimet po zhvillohen nën kujdesin e Këshilltarit Special të Sekretari të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Qipron, Espen Barth Eide dhe do të përqendrohen në kapitullin e territorit, si dhe në të gjitha çështjet e tjera të pazgjidhura të varura nga njëra-tjetra.

Sipas Zyrës së Misionit të Mirë të Sekretarit të Përgjithshëm në Qipro, ky dialog i mbështetur nga Qeveria e Zvicrës, mbledh për herë të parë dy krerët Qipriotë turk e grekë, për të negociuar çështjen e territorit të drejtpërdrejtë, si pika më kritike në procesin e deri tanishëm.

Z.Ban Ki-moon gjatë gjithë qëndrimit të tij, i ka ndjekur nga afër negociatat e Qipros dhe në të gjitha deklaratat e tij ka shprehur mbështetjen e tij personale për punën e dy liderëve Qipriotë, të cilët kanë hyrë në këtë fazë vendimtare të negociatave të tyre.

“Koha është thelbi. Kombet e Bashkuara dhe unë do të bëjmë maksimumin tonë për të promovuar një përfundim të suksesshëm. “- theksoi Ai në deklaratën e 25 shtatorit në selinë e OKB-së në Nju Jork

Para këtyre bisedimeve, të dy liderët kanë shprehur së bashku shpresën e tyre se takimi në Zvicër do të hapë rrugën për fazën e fundit të bisedimeve, në përputhje me angazhimin e tyre të përbashkët për të bërë të pamundurën për të arritur një zgjidhje në vitin 2016.

“Me mirënjohje përgëzoj Shkëlqesit e tyre Z. Akıncı dhe Z. Anastasiades për përpjekjet, progresin e tyre që kanë bërë gjatë tetëmbëdhjetë muajve të fundit, si udhëheqës në këtë proces të rëndësishëm “- theksoi Z.Ban Ki-moon gjatë hapjes së djeshme të bisedimeve.

“Unë e di se të dy udhëheqësit janë këtu me një angazhim të fortë dhe vendosmëri për të punuar në drejtim të zgjidhjes së të gjitha çështjeve që mbeten ende. sa të ndjeshme aq dhe të vështira

Të dy udhëheqësit kanë arritur në një pikë kritike në bisedimet e tyre. I inkurajoj ata për të bërë më të mundshmen e momentit. Do të jetë e rëndësishme që ata të trajtojnë çështjet e pazgjidhura në të gjithë kapitujt, gjatë kësaj jave në Zvicër dhe përtej.

Përgëzoj udhëheqësit për vizionin e tyre, kurajon dhe udhëheqjen për avancimin e bisedimeve të tyre më tej se kurrë më parë. Perspektiva e një zgjidhje në Qipro është brenda mundësive të tyre. Pritjet në të dy komunitetet janë të larta.

Qipro ofron shpresë të madhe për njerëzit në mbarë botën që konfliktet e gjata mund të zgjidhen në mënyrë paqësore përmes negociatave.

Unë jam këtu për të siguruar të dy udhëheqësit me mbështetjen time të plotë dhe angazhimin e Kombeve të Bashkuara për të ndihmuar ata në çfarëdo mënyrë për të arritur qëllimin e tyre të përbashkët, duke respektuar se e ardhmja e Qipros do të përcaktohet nga qipriotët, për të gjithë qipriotët.

U bëj thirrje të gjitha palëve të interesuara – veçanërisht fuqitë garantuese Greqia, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar – si dhe komunitetin e gjerë ndërkombëtar, për të mbështetur këta udhëheqës në përpjekjet e tyre që të kapërcejnë më në fund ndarjen e ishullit të tyre.”- theksoi duke falenderuar paraditen e djeshme Sek.i përgj.i OKB-së, Z.Ban Ki-moon. (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: