Në një mbrëmje tjetër maratonë sot emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” do ijapi shpresë fshatit Thumanë, i cili u shkatërrua nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit dhe mori 22 jetë njerëzish.

Në orën 21.00 Elvis Naçi dhe gjithë stafi i shqiptarëve do të vijojnë të mbledhin fonde drejtpërdrejte nga shqiptarët kudo në botë.

Në emisionin që transmetohet live në “News 24” do të vihen në dispozicion numra, ku shqiptarët mund të kontribuojnë për të prekurit e tërmetit që tronditi Shqipërinë siç bënë edhe mbrëmjen e së enjtes dhe të së premtes
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb