Në një mbrëmje tjetër maratonë sot emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” do i japi shpresë fshatit Thumanë.

Në orën 22.30, Elvis Naçi dhe gjithë stafi i shqiptarëve do të vijojnë të mbledhin fonde drejtpërdrejte nga shqiptarët kudo në botë ashtu siç kanë bërë tre mbrëmje të tjera radhazi.

Në emisionin që transmetohet live në “News24” do të vihen në dispozicion numrat dhe llogaritë, ku shqiptarët mund të kontribuojnë për të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit që tronditi Shqipërinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb