GJIROKASTER

Nga Universiteti i Gjirokastres ku u zhvillua simpozium per bektashizmin, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Edmond Brahimaj iu drejtua me nje mesazh  politikanëve të cilëve iu kërkoi të  mendojnë në shumë për Shqipërinë e më pak për interesat e tyre. Baba Mondi iu bëri thirrje shqiptarëve të mos e braktisin vendin e tyre, por të qendrojne të bashkuar.

Në simpoziumin e organizuar nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane në bashkëpunimin me Universitetin “Eqrem  Çabej” me temë “Karakteri kombëtar i besimit bektashi dhe kontributi i spikatur i baba Selim Gjirokastrës” morën pjesë klerikë dhe studiues të bektashizmit. Në përfundim të simpoziumit Baba Mondi shpërndau edhe çertifikata vlerësimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb