Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni ka vlerësuar në maksimum sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez. Në një intervistë të dhënë, tekniku është shprehur se Lautaro e meriton “Topin e Artë”.

“Lautaro ka pasur një vit spektakolar. Ai e meriton më shumë se kushdo. E vlerësoj shumë. Shpresoj që ta fitojë. Ai ka qenë me ne që nga minuta zero. Shpresoj se ai mund ta fitojë atë, ai është një djalë që e vlerësoj shumë dhe shpresoj që ta ketë këtë mundësi. Dhe nëse jo tani, do të vijë më vonë sepse ai ka ende një të ardhme të madhe përpara tij”, – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb